Nga OKB-ja, Kosova ngre alarmin për sigurinë e ujit dhe kërkon qasje të barabartë në fondet globale klimatike
Republika e Kosovës ka marrë pjesë për herë të parë në diskutimet e Forumit Politik të Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm (HLPF 2026), ku ka kërkuar trajtim të barabartë në qasjen ndaj fondeve globale për klimën dhe mjedisin. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor…
Lajme
Republika e Kosovës ka marrë pjesë për herë të parë në diskutimet e Forumit Politik të Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm (HLPF 2026), ku ka kërkuar trajtim të barabartë në qasjen ndaj fondeve globale për klimën dhe mjedisin.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e cila njoftoi se ministrja Fitore Pacolli përfaqësoi Kosovën në këtë forum, duke theksuar nevojën që vendi të mos përjashtohet nga mekanizmat ndërkombëtarë të financimit mjedisor për shkak të statusit të tij politik në OKB, transmeton lajmi.net.
Në fjalimin e saj, Pacolli vuri theksin te rëndësia e sigurisë së ujit përballë sfidave të ndryshimeve klimatike dhe krizës globale, duke prezantuar planin strategjik të Kosovës për ndërtimin e pesë digave të reja.
Sipas ministrisë, ky projekt synon të forcojë sigurinë e furnizimit me ujë dhe të rrisë qëndrueshmërinë e vendit ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike.
Në forum u theksua gjithashtu se arritja e Objektivit për Zhvillim të Qëndrueshëm që lidhet me ujin (SDG 6) nuk mund të realizohet pa një partneritet të mirëfilltë ndërkombëtar dhe pa përfshirjen e barabartë të të gjitha vendeve në mekanizmat globalë të financimit dhe bashkëpunimit.
Njoftimi i plotë: