Akuzohet se dhunoi seksualisht dhe fizikisht bashkëshorten, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj burrit nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Xh.Sh., i cili dyshohet për veprat penale “Dhunimi”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është ngritur nga Departamenti për Krime të Rënda, pasi ekziston dyshimi i bazuar mirë se i…

Lajme

17/07/2026 14:32

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Xh.Sh., i cili dyshohet për veprat penale “Dhunimi”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është ngritur nga Departamenti për Krime të Rënda, pasi ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer këto vepra penale, të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas aktakuzës, Xh.Sh. dyshohet se më 22 dhe 23 shkurt 2026, në Pejë, në cilësinë e bashkëshortit të viktimës, me përdorimin e forcës dhe kanosjes, e ka detyruar atë të kryejë veprime seksuale pa pëlqimin e saj.

Përveç akuzës për dhunim, Prokuroria pretendon se i pandehuri, për një periudhë të caktuar kohore, ka ushtruar edhe dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke cenuar sigurinë dhe mirëqenien e saj në kuadër të marrëdhënies familjare.

Aktakuza e ngarkon gjithashtu të dyshuarin edhe për mbajtje të paautorizuar të armëve. Sipas Prokurorisë, gjatë veprimeve hetimore të ndërmarra nga Policia e Kosovës janë sekuestruar armë zjarri, municion dhe mjete të tjera, të cilat i pandehuri dyshohet se i posedonte në kundërshtim me ligjin.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, ta shpallë fajtor të pandehurin Xh.Sh. dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë.

Njoftimi i plotë: 
Prokuroria Themelore në Pejë ngrit aktakuzë ndaj një personi për veprat penale “Dhunimi”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Pejë, 17 korrik 2026 – Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Xh.Sh , për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Dhunimi”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri me inicialet Xh.Sh dyshohet se, më 22 dhe 23 shkurt 2026, në Pejë, në cilësinë e bashkëshortit të viktimës, me përdorim të forcës dhe kanosjes, e ka detyruar atë të kryejë veprime seksuale pa pëlqimin e saj.
Po ashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri ngarkohet se, për një periudhë të caktuar kohore, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke cenuar sigurinë dhe mirëqenien e saj në kuadër të marrëdhënies familjare.
Në një pikë tjetër të aktakuzës, i pandehuri akuzohet se, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, ka mbajtur në pronësi dhe posedim të paautorizuar armë zjarri, municion dhe mjete të tjera, të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë ndërmarrjes së veprimeve hetimore.
Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin Xh.Sh ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohet./lajmi.net/