Kryediplomati i Shqipërisë ia përplasë në fytyrë Gjuriqit deklaratën skandaloze të ministres serbe kundër Kosovës: Bie ndesh me vlerat evropiane
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka njoftuar se është takuar në Uashington me homologun e tij serb, Marko Gjuriq. Ai ka bërë me dije se kryediplomati serb ia ka përmendur deklaratën skandaloze të ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik të shqiptarëve. Hoxha ka vlerësuar se diplomacia është të përballesh sy me sy.…
Lajme
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka njoftuar se është takuar në Uashington me homologun e tij serb, Marko Gjuriq.
Ai ka bërë me dije se kryediplomati serb ia ka përmendur deklaratën skandaloze të ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik të shqiptarëve.
Hoxha ka vlerësuar se diplomacia është të përballesh sy me sy.
“Po ashtu, ritheksova qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë lidhur me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi nga një anëtare e Qeverisë së Serbisë. Nënvizova nevojën për të refuzuar pa asnjë mëdyshje retorikën që nxit tensione, minon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe vlerave europiane”, ka theksuar ai.