“LDK ju takon idealistave e idealistat e saj janë anëtarësia, jo funksionarët” – A e thumboi Luta Abdixhikun në postimin e fundit?
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka dal me një postim në lidhje me zhvillimet e fundit në parti, ku pritet të ketë një Kuvend të brendshëm, ku do të kërkohet shkarkimi i kryetarit, Lumir Abdixhiku. Në postimin e bërë, Haziri ka krahasuar tri partitë më të mëdha në vend, VV-në, PDK-në dhe LDK-në, transmeton lajmi.net.…
Lajme
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka dal me një postim në lidhje me zhvillimet e fundit në parti, ku pritet të ketë një Kuvend të brendshëm, ku do të kërkohet shkarkimi i kryetarit, Lumir Abdixhiku.
Në postimin e bërë, Haziri ka krahasuar tri partitë më të mëdha në vend, VV-në, PDK-në dhe LDK-në, transmeton lajmi.net.
“Në Kosovë, historia na ka mësu që LDK është parti e idealistave, PDK është parti e kryengritësve dhe VV është parti e të pakënaqunve.”, shkroi ai ndër të tjera.
Por, në postimin e tij, Luta duket se la një thumbim për kryetarin Abdixhiku.
“LDK ju takon idealistave e idealistat e saj janë anëtarësia. Jo funksionarët. Koha t’i kthehemi idealistave!”, u shpreh ai.
Postimi i plotë:
LDK ju takon idealistave. Idealistat janë anëtarësia!
Në Kosovë, historia na ka mësu që LDK është parti e idealistave, PDK është parti e kryengritësve dhe VV është parti e të pakënaqunve.
LDK ju takon idealistave e idealistat e saj janë anëtarësia. Jo funksionarët.
Koha t’i kthehemi idealistave!/lajmi.net/