Vetëvendosje “kap” edhe administratën e Kuvendit, shoqja e Albulena Haxhiut bëhet u.d Sekretare e Përgjithshme

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka vendosur njeriun e saj në krye të administratës së Kuvendit. Me anë të një vendimi, të cilin e ka nënshkruar dje, ajo e ka emëruar Feride Podvoricën ushtruese të detyrës së Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit të Kosovës. Podvorica njihet se person shumë i afërt me Haxhiun. Paraprakisht,…

Lajme

17/07/2026 10:51

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka vendosur njeriun e saj në krye të administratës së Kuvendit.

Me anë të një vendimi, të cilin e ka nënshkruar dje, ajo e ka emëruar Feride Podvoricën ushtruese të detyrës së Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit të Kosovës.

Podvorica njihet se person shumë i afërt me Haxhiun.

Paraprakisht, ajo kishte punuar për kohë të gjatë me Albulena Haxhiun në Ministria e Drejtësisë.

Derisa ky dikaster drejtohej nga Albulena Haxhiu, Podvorica në këtë ministri kishte ushtruar pozita të rëndësishme.

Fillimisht kishte ushtruar detyrën e zëvendësdrejtoreshës dhe më pas të ushtrueses së detyrës së Drejtoreshës së Departamentit Ligjor.