Aksion i Policisë në Skenderaj, sekuestrohen armë, thika dhe mjete të tjera të kundërligjshme

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri, tetë thika dhe mjete të tjera të kundërligjshme gjatë një sërë aktivitetesh operative të zhvilluara në zonën e Skenderajt. Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është realizuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh) e Drejtorisë Rajonale Mitrovicë e Jugut, me mbështetjen e njësive të tjera policore, në…

Lajme

17/07/2026 09:41

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri, tetë thika dhe mjete të tjera të kundërligjshme gjatë një sërë aktivitetesh operative të zhvilluara në zonën e Skenderajt.

Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është realizuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh) e Drejtorisë Rajonale Mitrovicë e Jugut, me mbështetjen e njësive të tjera policore, në kuadër të angazhimeve për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe zbatimin e masave parandaluese gjatë sezonit veror, transmeton lajmi.net.

Gjatë kontrolleve të automjeteve në trafikun rrugor dhe të personave të dyshuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar:

  • një armë zjarri;
  • tetë thika;
  • një radiolidhje;
  • një maskë;
  • tri shufra metalike;
  • si dhe gjësende të tjera, për të cilat dyshohet se janë përdorur ose kanë qenë të destinuara për kryerjen e veprave penale.

Lidhur me rastet, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar. Policia njofton se ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet procedurale në koordinim me prokurorët kompetentë.

Raporti i plotë:
Policia në Rajonin e Mitrovicës Jugu sekuestron armë, mjete të ftohta dhe gjësende të tjera të kundërligjshme
Mitrovicë e Jugut, 17 korrik 2026
Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe zbatimin e masave parandaluese gjatë sezonit veror, Njësia për Reagim të Shpejtë ( NJRSh), në mbështetje të njësive të tjera policore, vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e Skenderajt ka realizuar një sërë aktivitetesh operative, të cilat kanë rezultuar me zbulimin dhe sekuestrimin e armëve, mjeteve të ftohta dhe gjësendeve të tjera të kundërligjshme.
Gjatë kontrolleve të automjeteve në trafikun rrugor dhe personave të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri, tetë (😎 thika, një radiolidhje, një maskë, tri (3) shufra metalike, si dhe gjësende të tjera për të cilat dyshohet se janë përdorur ose kanë qenë të destinuara për kryerjen e veprave penale.
Lidhur me këto raste, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor, janë intervistuar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet procedurale, në koordinim me prokurorët kompetentë.
Policia, apelon te qytetarët që të vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë, duke raportuar çdo rast të dyshimtë përmes numrit emergjent 192, aplikacionit mobil “Lajmëro Policinë”, ose përmes adresës elektronike [email protected]./lajmi.net/