Ambasadori Bajrami i ankohet Sorensenit për deklaratën e ministres serbe: Ajo e foli zëshëm atë që e mendon Vuçiqi

Ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe kreu i ekipit negociator, Agron Bajrami, ka thënë se e ka ngritur për diskutim me emisarin e BE-së, Peter Sorensen, deklaratën e ministres serbe për “spastrim etnik” Bajrami ka shkruar se ajo e ka thënë zëshëm atë që e mendon presidenti serb, Aleksander Vucic. “Unë kam adresuar zyrtarisht me…

Lajme

16/07/2026 18:54

Ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe kreu i ekipit negociator, Agron Bajrami, ka thënë se e ka ngritur për diskutim me emisarin e BE-së, Peter Sorensen, deklaratën e ministres serbe për “spastrim etnik”

Bajrami ka shkruar se ajo e ka thënë zëshëm atë që e mendon presidenti serb, Aleksander Vucic.

“Unë kam adresuar zyrtarisht me emisarin Sorensen deklaratën alarmuese të një ministre serbe që mbështet hapur spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.Ministrja serbe tha atë që mendon Presidenti serb- ajo thjesht nuk duhej ta kishte thënë me zë të lartë, ndërsa ai tani përpiqet të kontrollojë dëmet”, ka shkruar Bajrami.

“Deklarata dhe sjellje të tilla nga zyrtarët serbë përfaqësojnë një shkelje të qartë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023, preambula e së cilës i angazhon Palët të “kapërcejnë trashëgiminë e së kaluarës” dhe njeh se “paprekshmëria e kufijve dhe respekti për integritetin dhe sovranitetin territorial… janë një kusht themelor për paqen”.Kjo retorikë dëmton seriozisht dialogun, besimin dhe normalizimin e BE-së bazuar në njohjen dhe respektin reciprok. Distancimi i Serbisë është thjesht premtime boshe – jo pendim i sinqertë apo refuzim i krimeve të epokës së Millosheviqit.Kosova mbetet e përkushtuar ndaj procesit, por vetëm nëse parimet e tij themelore mbështeten vazhdimisht. Çfarë vlere ka të flasësh për zbatim kur Serbia vazhdon të shkelë Marrëveshjet me fjalë dhe vepra?”, ka shtuar ambasadori Agron Bajrami