Zidane pritet të marrë pagë të “çmendur” te Franca
Zinedine Zidane pritet të përfitojë një pagë më të lartë se kufiri aktual i vendosur nga Federata Franceze e Futbollit (FFF) për trajnerin e kombëtares. Sipas raportimeve, paga mujore e Zidane nëse merr drejtimin e Les Bleus do të tejkalojë limitin prej 450 mijë eurosh në muaj, i cili aktualisht konsiderohet si tavani maksimal i…
Sport
Zinedine Zidane pritet të përfitojë një pagë më të lartë se kufiri aktual i vendosur nga Federata Franceze e Futbollit (FFF) për trajnerin e kombëtares.
Sipas raportimeve, paga mujore e Zidane nëse merr drejtimin e Les Bleus do të tejkalojë limitin prej 450 mijë eurosh në muaj, i cili aktualisht konsiderohet si tavani maksimal i pagës për përzgjedhësin e Francës.
Për ta bërë të mundur marrëveshjen me ish-trajnerin e Real Madridit, FFF pritet të miratojë një përjashtim të veçantë financiar, duke marrë parasysh statusin, sukseset dhe rëndësinë e Zidane në futbollin francez.
Zidane shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Francës pas përfundimit të ciklit të Didier Deschampsit, i cili ka udhëhequr kombëtaren që nga viti 2012 dhe ka fituar Kupën e Botës në vitin 2018.
Emërimi i “Zizou” në stolin e Francës do të ishte një nga lëvizjet më të mëdha në historinë e kombëtares franceze.