Tragjedi në Podujevë, Policia e konfirmon se një grua është hedhur nga ndërtesa dhe ka humbur jetën
Një person ka humbur jetën të mërkurën në Podujevë, pasi ka rënë nga një lartësi në rrugën “Ilir Konushevci”. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, raporton lajmi.net “Sot…
Lajme
Një person ka humbur jetën të mërkurën në Podujevë, pasi ka rënë nga një lartësi në rrugën “Ilir Konushevci”.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, raporton lajmi.net
“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ilir Konushevci në Podujevë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Viktima nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana.
Sipas Policisë, ekipet përkatëse janë duke punuar për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./Lajmi.net/