Kamberi dorëzon kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviq: Qeveria serbe duhet ta shkarkojë për deklaratat ndaj shqiptarëve
Një grup deputetësh opozitarë në Serbi ka ndërmarrë iniciativë për shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratave të saj lidhur me shqiptarët gjatë viteve ’90. Nismën e kanë paraqitur Grupi Parlamentar Lëvizja e Qytetarëve të Lirë – SDA e Sanxhakut dhe Partia për Veprim Demokratik, ndërsa lajmin e ka…
Lajme
Një grup deputetësh opozitarë në Serbi ka ndërmarrë iniciativë për shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratave të saj lidhur me shqiptarët gjatë viteve ’90.
Nismën e kanë paraqitur Grupi Parlamentar Lëvizja e Qytetarëve të Lirë – SDA e Sanxhakut dhe Partia për Veprim Demokratik, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur deputeti Shaip Kamberi, raporton lajmi.net
Sipas Kamberit, kërkesës i janë bashkuar edhe 47 deputetë të tjerë, të cilët kanë vendosur firmën në këtë iniciativë të përbashkët.
Pesëdhjetë e tre deputetë të opozitës i kanë dorëzuar kryeministrit Gjuro Macut kërkesën që pa vonesë t’ia propozojë Kuvendit shkarkimin e Paunoviqit, duke e lidhur këtë kërkesë me deklaratat e saj për spastrimin etnik të shqiptarëve gjatë viteve nëntëdhjetë.

“Kryeministri ka përgjegjësi politike dhe institucionale të reagojë dhe të dëshmojë se në Qeverinë e Serbisë nuk ka vend për një ministre që mbron idetë e dëbimit të njerëzve mbi bazën e përkatësisë së tyre kombëtare dhe që promovon veprime jashtë ligjit dhe procedurave gjyqësore” ka thënë Kamberi.
Sipas tij, nëse Gjuro Macut refuzon të propozojë shkarkimin e saj, ai do të marrë përgjegjësinë për vazhdimin e mandatit të saj në këtë funksion dhe për normalizimin e një politike të tillë brenda Qeverisë së Serbisë.
“Fatkeqësisht, iniciativën tonë nuk e kanë mbështetur partitë e pakicave nacionale, të cilat janë pjesë e qeverisë. Pra, shkarkimin e ministres Paunoviq nuk e kanë përkrahur as partia boshnjake e Zukorliqit, as partia boshnjake e Lajiqit dhe as partia hungareze e Pastorit!” përfundoi Kamberi./Lajmi.net/