Në zyrat e LDK-së mblidhen edhe sot, çështja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm po shihet si urgjencë
Tek zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë duke u mbledhur zyrtarët e shumtë të kësaj partie. Pas zhvillimeve të fundit ku në këtë parti janë dorëzuar mbi 150 nënshkrime për Kuvend të Jashtëzakonshëm, sot sërish kanë nisur të mblidhen zyrtarët. Aty është parë duke hyrë Visar Azemi, Shkëmb Manaj, Anton Quni dhe të tjerë.…
Lajme
Tek zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë duke u mbledhur zyrtarët e shumtë të kësaj partie.
Pas zhvillimeve të fundit ku në këtë parti janë dorëzuar mbi 150 nënshkrime për Kuvend të Jashtëzakonshëm, sot sërish kanë nisur të mblidhen zyrtarët.
Aty është parë duke hyrë Visar Azemi, Shkëmb Manaj, Anton Quni dhe të tjerë.
Madje Manaj e ka pranuar se mbledhja për kuvend të jashtëzakonshëm është me urgjencë, transmeton lajmi.net.
“Është takim i brendshëm. Është çështje e vendimit tash deri sa të verifikohen (nënshkrimet)”, tha Manaj.
Kurse Anton Quni deklaroi se për çdo zhvillim do njoftohen me kohë.
“Për çdo gjë do të njoftoheni me kohë. Ende nuk i kemi hapur këto tema, nuk kemi pasur diskutim për këto çështje. Sot pata takim me mërgimtarët”, tha Quni.I pyetur për qëndrimin e tij lidhur me kërkesat për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, ai nuk dha detaje.“E shprehi në strukturat e LDK-së”, tha Quni./Lajmi.net/