QKUK jep detaje për vdekjen e punëtorit të KEK-ut: Nuk arriti t’u mbijetojë plagëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Milazim Binaku, i cili ishte lënduar rëndë në vendin e punës rreth një javë më parë. Binaku ishte duke u trajtuar në Klinikën e Mjekimit Intensiv Qendror që nga dita e aksidentit, por nuk arriti…

Lajme

16/07/2026 11:51

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Milazim Binaku, i cili ishte lënduar rëndë në vendin e punës rreth një javë më parë.

Binaku ishte duke u trajtuar në Klinikën e Mjekimit Intensiv Qendror që nga dita e aksidentit, por nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve të rënda.

Shefi i Mjekimit Intensiv Qendror, Shaqir Uka, konfirmoi se 60-vjeçari ndërroi jetë gjatë natës.

“Po, fatkeqësisht pacienti që ju i referoheni nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti gjatë natës ka ndërruar jetë”, tha Uka për Klankosova.

Për vdekjen e Binakut reagoi edhe Sindikata e KEK-ut, e cila shprehu ngushëllime për familjen, kolegët dhe të afërmit e tij, duke e cilësuar atë si një koleg dhe bashkëpunëtor të çmuar.

60-vjeçari ishte lënduar rëndë gjatë kryerjes së detyrës në Kosovamont, në kuadër të KEK-ut, pasi ishte goditur në kokë nga një mjet i fortë. Ai u trajtua për rreth një javë në Mjekimin Intensiv të QKUK-së, por nuk arriti të fitojë betejën me plagët e marra.