Komuna e Prishtinës nis aksionin ndaj parkingjeve ilegale, bllokohet hapësira afër Ministrisë së Bujqësisë
Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka zhvilluar sot një aksion kundër parkingjeve ilegale në kryeqytet, duke bllokuar një parking që ndodhet pranë objektit të Ministrisë së Bujqësisë. Në aksion morën pjesë zyrtarë të Inspektoratit dhe të Drejtorisë së Pronës, të cilët vendosën pengesa fizike në hyrje të parkingut, duke pamundësuar shfrytëzimin e tij. Sipas informacioneve,…
Lajme
Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka zhvilluar sot një aksion kundër parkingjeve ilegale në kryeqytet, duke bllokuar një parking që ndodhet pranë objektit të Ministrisë së Bujqësisë.
Në aksion morën pjesë zyrtarë të Inspektoratit dhe të Drejtorisë së Pronës, të cilët vendosën pengesa fizike në hyrje të parkingut, duke pamundësuar shfrytëzimin e tij.
Sipas informacioneve, ndërhyrja është bërë në kuadër të veprimeve të Komunës për largimin dhe bllokimin e parkingjeve që funksionojnë pa lejet e nevojshme.
Nga pamjet e siguruara në vendngjarje shihet prania e zyrtarëve komunalë gjatë zhvillimit të aksionit, ndërsa hyrja në parking është bllokuar me pengesa. /Lajmi.net/

