KRU “Bifurkacioni” njofton për ndërprerje të ujit në disa zona, këto janë rrugët e prekura

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se nga sot, duke filluar nga ora 09:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes për një pjesë të konsumatorëve. Sipas njoftimit, ndërprerja do të prekë banorët e rrugëve “Naim Beka”, “Brahim Ademi”, si dhe konsumatorët e fshatit Muhovc. KRU “Bifurkacioni” ka bërë…

Lajme

16/07/2026 09:50

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se nga sot, duke filluar nga ora 09:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes për një pjesë të konsumatorëve.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të prekë banorët e rrugëve “Naim Beka”, “Brahim Ademi”, si dhe konsumatorët e fshatit Muhovc.

KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se ndërprerja është e nevojshme për shkak të punimeve teknike në terren, të cilat po zhvillohen në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.

“Furnizimi me ujë për konsumatorët e këtyre rrugëve do të rikthehet me fillim nga ora 16:00”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

KRU “Bifurkacioni” u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve për ndërprerjen e përkohshme, duke theksuar se punimet kanë për qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe modernizimin e sistemit të matjes së konsumit të ujit. /Lajmi.net/