​Messi dërgon mesazh para finales: E njoh shumë mirë Spanjën

Lionel Messi ka nisur tashmë “luftën psikologjike” para finales së Kupës së Botës 2026, duke deklaruar se e njeh shumë mirë Spanjën dhe filozofinë e saj të lojës, pasi do të përballet me “La Rojën” në ndeshjen për trofeun të dielën në stadiumin “MetLife” në New Jersey. Pas fitores dramatike 2:1 ndaj Anglisë në gjysmëfinale,…

Sport

16/07/2026 09:47

Lionel Messi ka nisur tashmë “luftën psikologjike” para finales së Kupës së Botës 2026, duke deklaruar se e njeh shumë mirë Spanjën dhe filozofinë e saj të lojës, pasi do të përballet me “La Rojën” në ndeshjen për trofeun të dielën në stadiumin “MetLife” në New Jersey.

Pas fitores dramatike 2:1 ndaj Anglisë në gjysmëfinale, ku Messi dha dy asistime vendimtare për golat e Enzo Fernandezit dhe Lautaro Martinezit, kapiteni i Argjentinës foli me respekt për kundërshtarin e finales, por njëkohësisht la të kuptohet se është i vetëdijshëm për mënyrën se si luan kombëtarja spanjolle.

“Spanja është një skuadër fantastike, me lojtarë të mrekullueshëm. Ata luajnë shumë, shumë mirë. Unë i njoh mjaft mirë. E gjithë ideja dhe filozofia e tyre e lojës është zhvilluar në mënyrë shumë të mirë gjatë gjithë këtyre viteve dhe unë i njoh edhe lojtarët”, deklaroi Messi.

39-vjeçari, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Barcelona, do të përballet në finale me vendin ku ndërtoi emrin si një nga futbollistët më të mëdhenj në histori. Argjentina siguroi finalen pasi përmbysi Anglinë 2:1, ndërsa Spanja eliminoi Francën me rezultat 2:0.