Arrestohet një burrë në Prishtinë, i gjenden narkotikë dhe shufër metalike – I thotë Policisë se doli ta rrah dikë
Një burrë është arrestuar në Prishtinë në Prishtinë, pasi i janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali dhe një sasi e vogël e kokainës. Ai ka deklaruar në Polici se ka dal nga shtëpia për ta rrahur një person, shkruan lajmi.net. I dyshuari dërgohet në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se…
Lajme
Një burrë është arrestuar në Prishtinë në Prishtinë, pasi i janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali dhe një sasi e vogël e kokainës.
Ai ka deklaruar në Polici se ka dal nga shtëpia për ta rrahur një person, shkruan lajmi.net.
I dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali dhe një sasi e vogël e substancave narkotike të llojit kokainë. I dyshuari ka deklaruar se kishte dalë nga shtëpia për ta rrahur viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.