Tentuan shitblerjen e disa parcelave me dokumente false, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Mitrovicën e Veriut, të dyshuar për përdorim të dokumenteve të falsifikuara në një tentativë për shitblerje të paligjshme të pronave. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 korrik 2026, rreth orës 11:15, në rrugën “Çlirimi”, ku tre të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë përdorur…

Lajme

16/07/2026 08:48

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Mitrovicën e Veriut, të dyshuar për përdorim të dokumenteve të falsifikuara në një tentativë për shitblerje të paligjshme të pronave.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 korrik 2026, rreth orës 11:15, në rrugën “Çlirimi”, ku tre të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë përdorur dokumente të falsifikuara për të marrë autorizim te noteri për shitblerjen e disa parcelave, pa dijeninë e pronarit legjitim.

Me autorizim dhe në konsultim me prokurorin, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumente që lidhen me rastin. Po ashtu, nga një tjetër i dyshuar janë sekuestruar një veturë dhe një telefon mobil.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Çlirimi, Mitrovicë Veri 15.07.2026, 11:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit duke përdor dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara kanë tentuar që te noteri të marrin autorizim për shitblerjen e disa parcelave pa dijen e pronarit legjitim. Në konsultim me prokurorin është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuari ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente relevante lidhur me rastin, ndërsa nga i dyshuari tjetër është sekuestruar një veturë dhe një telefon. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.