Helmimet në Han të Elezit, policia interviston pronarin e lokalit ku u konsumua ushqimi
Policia e Kosovës ka intervistuar pronarin e lokalit në Han të Elezit, ku dyshohet se rreth 80 persona u helmuan nga ushqimi qe kishin ngrënë aty. Në raportin 24 orësh të policisë theksohet se rasti është duke u hetuar. “Me 15.07.2026 në cilësinë e të dyshuarit, në stacion policor është intervistuar një mashkull kosovar për…
Lajme
Policia e Kosovës ka intervistuar pronarin e lokalit në Han të Elezit, ku dyshohet se rreth 80 persona u helmuan nga ushqimi qe kishin ngrënë aty.
Në raportin 24 orësh të policisë theksohet se rasti është duke u hetuar.
“Me 15.07.2026 në cilësinë e të dyshuarit, në stacion policor është intervistuar një mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në lokalin e tij pas konsumimit të ushqimit janë helmuar disa persona”.
“Rasti është duke u hetuar për të cilin është njoftuar prokurori i cili ka autorizuar të iniciohet lënda e rastit”, thuhet në raport.
Ndryshe rreth 31 persona po trajtohen në QKUK pas këtij helmimi, derisa trajtimi it ë tjerëve po bëhej në kuadër të Qendrave familjare në këtë komunë./Lajmi.net/