Krejt çka dihet deri tani për për plagosjen në Miradi të Epërme
Një person është plagosur mbrëmë në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana. “Rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për plagosje në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë. Njësitet policore…
Lajme
Një person është plagosur mbrëmë në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana.
“Rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për plagosje në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare një person ka mbetur i lënduar, që dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri”.
Pllana ka thënë se personi i plagosur, është dërguar për trajtim mjekësor.
“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”.
Sipas informacioneve i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Po ashtu mësohet se personat e përfshirë në këtë ngjarje të rënda janë familjarë mes vete.