Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së martës në fshatin Miradi e Epërme, në Fushë Kosovë. Rastin e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Sipas tij, rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për një plagosje në këtë fshat, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në…
Lajme
Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së martës në fshatin Miradi e Epërme, në Fushë Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas tij, rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për një plagosje në këtë fshat, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Sipas informacioneve fillestare, një person ka mbetur i lënduar, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri”, ka bërë të ditur Pllana.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit./Lajmi.net/