Plagosje me armë në Fushë Kosovë, nipi dyshohet se qëlloi axhën
Një person është plagosur me armë zjarri sonte në fshatin Dobravë të Fushë Kosovës. Indeksonline mëson se autori i rastit është nipi i viktimës, i cili për motive ende të panjohura, ka plagosur axhën e tij. Policia ende nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar për rastin.