Sejdiu i ashpër: Që 6 vjet po na sillen nëpër këmbë projektet e njëjta
Analisti politik Dardan Sejdiu, ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të qeverisjes së Albin Kurtit. Sejdiu tha se që 6 vjet nuk ka asnjë projekt të ri. “Neve nëpër këmbë po na sillet që 6 vjet autostrada e Gjilanit, nëpër këmbë po na sillet rruga për Mitrovicë, nëpër këmbë po na sillet Podujeva, nëpër…
Lajme
Analisti politik Dardan Sejdiu, ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të qeverisjes së Albin Kurtit.
Sejdiu tha se që 6 vjet nuk ka asnjë projekt të ri.
“Neve nëpër këmbë po na sillet që 6 vjet autostrada e Gjilanit, nëpër këmbë po na sillet rruga për Mitrovicë, nëpër këmbë po na sillet Podujeva, nëpër këmbë po na sillet Autostrada për Gjakovë”, deklaroi ai në DPT te Fidani në Klan Kosova.
Ai numëroi edhe disa nga lëshimet e tjera.
Ekonomisti i njohur u shpreh se Kosova e ka borxhin publik më të ulëtin në rajon.