20 raste të reja në Han të Elezit, drejtoresha e Shëndetësisë: Jo të gjitha lidhen me helmimin

Drejtoresha e Shëndetësisë në Han të Elezit, Kimete Kuka, ka deklaruar se gjendja aktualisht është e qetë, ndërsa rastet e reja të paraqitura nuk lidhen të gjitha me dyshime për helmim. Në emisionin FIVE, Kuka tha se janë regjistruar rreth 20 raste të reja, por sipas saj, disa prej tyre mund të jenë të shkaktuara…

Lajme

15/07/2026 19:01

Drejtoresha e Shëndetësisë në Han të Elezit, Kimete Kuka, ka deklaruar se gjendja aktualisht është e qetë, ndërsa rastet e reja të paraqitura nuk lidhen të gjitha me dyshime për helmim.

Në emisionin FIVE, Kuka tha se janë regjistruar rreth 20 raste të reja, por sipas saj, disa prej tyre mund të jenë të shkaktuara edhe nga viruset sezonale si pasojë e temperaturave të larta.

“Rastet e reja që i kemi pasur kanë qenë 20 raste, por jo të gjitha të dyshuara për helmim. Ka raste edhe me viruse sezonale prej temperaturave të larta, por diagnoza është e njëjtë, A09, ku përfshihen edhe dyshimet për raste të helmimit”, ka thënë Kuka.