Shtëpia e Lamine Yamal ishte mbrëmë cak i hajnave në Barcelonë
Vetëm disa orë pasi ndihmoi Spanjën të arrinte në finalen e Kupës së Botës me një fitore 2-0 ndaj Francës, ylli i ri Lamine Yamal u bë viktimë e një përpjekjeje për vjedhje në shtëpinë e tij. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, kamerat e sigurisë regjistruan dy persona të maskuar që përpiqeshin të hynin në…
Sport
Vetëm disa orë pasi ndihmoi Spanjën të arrinte në finalen e Kupës së Botës me një fitore 2-0 ndaj Francës, ylli i ri Lamine Yamal u bë viktimë e një përpjekjeje për vjedhje në shtëpinë e tij.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, kamerat e sigurisë regjistruan dy persona të maskuar që përpiqeshin të hynin në shtëpinë e Yamal në Esplugues de Llobregat, një zonë luksoze banimi pranë Barcelonës, rreth orës 4 të mëngjesit të së martës.
Rojet private të sigurisë vunë re dy persona të maskuar që ngjiteshin mbi gardhin e pronës në kamera. Duke kuptuar se ishin parë, të dy burrat ikën para se të mbërrinte policia. Hetimi u mor përsipër nga Departamenti i Hetimeve Penale (DIC) i policisë katalanase.
Është interesante se, në të njëjtën lagje luksoze në Esplugues de Llobregat, policia regjistroi të paktën një tentativë tjetër të ngjashme për vjedhje me thyerje në shtëpitë aty pranë po atë natë, por ende nuk është konfirmuar nëse të njëjtët autorë ishin të përfshirë.
Abdul, xhaxhai i Yamal, i tha “Telecinco” se mësoi për tentativën e grabitjes nga gazeta La Vanguardia, duke shtuar se familja nuk është e shqetësuar sepse është një shtëpi jashtëzakonisht e sigurt që është praktikisht e pamundur të futesh me forcë.
Vlen të përmendet se kjo është një vilë e famshme ku jetuan ish-ylli i futbollit Gerard Piqué dhe këngëtarja Shakira para Yamal, dhe sipas mediave të huaja, prona vlerësohet të ketë një vlerë prej rreth 11 milionë eurosh, me dy pishina, një fushë futbolli, një palestër dhe një studio muzikore.
Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se grupet e krimit të organizuar po monitorojnë gjithnjë e më shumë oraret e ndeshjeve të lojtarëve të famshëm për të ditur kur shtëpitë e tyre janë bosh, duke i bërë raste të tilla një problem gjithnjë e më të shpeshtë për klubet elitare të Evropës.