Hoti thumbon Abdixhikun: Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas nënshkrimeve që janë dorëzuar në LDK lidhur me thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm. Pas zhvillimeve të njëpasnjëshme në LDK, të cilat Lumir Abdixhiku në vazhdimësi tentoi disi t’i fshihte derisa takohej me kreun e Vetëvendosjes për të vendosur në…

Lajme

15/07/2026 14:53

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas nënshkrimeve që janë dorëzuar në LDK lidhur me thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.

Pas zhvillimeve të njëpasnjëshme në LDK, të cilat Lumir Abdixhiku në vazhdimësi tentoi disi t’i fshihte derisa takohej me kreun e Vetëvendosjes për të vendosur në lidhje me postet qeveritare të ardhshme, një reagim pati Hoti.

Përmes  një postimi në profilin e tij në rrejtin social Facebook, ka shkruar se forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve.

Postimi i tij i plotë:

Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve.Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj./Lajmi.net/