Helmohen 80 persona në Han të Elezit, prokurori i shtetit po heton rastin
Rreth 80 persona dyshohet se janë helmuar nga konsumimi i ushqimit fast-food në Han të Elezit brenda dy ditëve. Lidhur me këtë rast, ka filluar të merret edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij është iniciuar rasti për hetim “Prodhimi dhe vënia në qarkullimin e artikujve të dëmshëm ushqimorë”. Zëdhënësi i Policisë së…
Lajme
Rreth 80 persona dyshohet se janë helmuar nga konsumimi i ushqimit fast-food në Han të Elezit brenda dy ditëve.
Lidhur me këtë rast, ka filluar të merret edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij është iniciuar rasti për hetim “Prodhimi dhe vënia në qarkullimin e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se do të intervistohen dy pronarë të dy lokaleve në qytetin e Hanit të Elezit, në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.
“Lidhur me rastin e raportuar, ju njoftojmë se sot, rret 13:40, Njësia e Hetimeve në Hani Elezit ka kontaktuar prokurorin e shtetit dhe me urdhër të tij është inicuar rasti për hetim “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”. Si rrjedhoj do të intervistohen dy pronarë të dy lokaleve në qytetin e Hani Elezit, në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, tha Veseli në një përgjigje me shkrim.
Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Gjithashtu është njoftuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).