Kurti takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, i thotë se Kosova ka zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur në zyrën e tij Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun Sinirlioğlu. Në postimin e bërë, Kurti tha se e falënderoj ambasadorin Sinirlioğlu për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm të misionit të OSBE-së në Kosovë, transmeton lajmi.net. Sigurisht, Kurti e shfrytëzoi mundësinë që në takim t’i shpreh pretendimet e…

Lajme

15/07/2026 13:58

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur në zyrën e tij Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun Sinirlioğlu.

Në postimin e bërë, Kurti tha se e falënderoj ambasadorin Sinirlioğlu për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm të misionit të OSBE-së në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Sigurisht, Kurti e shfrytëzoi mundësinë që në takim t’i shpreh pretendimet e tij sa i përket rritjes ekonomike.

“Përveçse përparim demokratik, Kosova ka edhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Kemi rritur Bruto Produktin Vendor në 12 miliardë euro, derisa kemi shënuar përparim të madh në forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurinë publike. Tanimë vlerësimet ndërkombëtare e njohin Kosovën si një nga vendet më të sigurta në Evropë.”, tha ndër të tjera Kurti në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Pas takimit në maj në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan të Armenisë, sot mirëprita në Prishtinë, Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun Sinirlioğlu.
E falënderova ambasadorin Sinirlioğlu për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm të misionit të OSBE-së në Kosovë, në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe mbështetjen për sundimin e ligjit.
Ne jemi të bindur që stabiliteti i vërtetë arrihet nëpërmjet forcimit të institucioneve demokratike, duke siguruar të drejta të barabarta për të gjithë, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Përveçse përparim demokratik, Kosova ka edhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Kemi rritur Bruto Produktin Vendor në 12 miliardë euro, derisa kemi shënuar përparim të madh në forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurinë publike. Tanimë vlerësimet ndërkombëtare e njohin Kosovën si një nga vendet më të sigurta në Evropë./lajmi.net/