Në LDK dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm, mbi 150 nënshkrime nga të pakënaqurit e partisë
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj i ka dorëzuar nënshkrimet me kërkesën për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së. Në një përgjigje për lajmi.net, Zemaj ka thënë shkurt se i kanë dorëzuar këto nënshkrime. “Po, mund t’iu konfirmoj se i kemi dorëzuar te Sekretariati i LDK-së”, ka thënë shkurtimisht Zemaj. Deri më tani…
Lajme
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj i ka dorëzuar nënshkrimet me kërkesën për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së.
Në një përgjigje për lajmi.net, Zemaj ka thënë shkurt se i kanë dorëzuar këto nënshkrime.
“Po, mund t’iu konfirmoj se i kemi dorëzuar te Sekretariati i LDK-së”, ka thënë shkurtimisht Zemaj.
Deri më tani është thënë se janë mbledhur mbi 150 nënshkrime ku kërkohet thirrja e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë.
Ky Kuvend pritet të trajtoj shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut të cilit në janar të këtij viti nuk iu pranua dorëheqja në këtë Kuvend.
Sekretari i LDK’së, Ilir Ferati, dje ka deklaruar se në momentin që dorëzohen, do t’i trajtojnë me seriozitetin më të madh.
Debati mes partisë ka nisur pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku LDK përsëri ka dal partia e tretë pas rezultatit të dobët në dy palë zgjedhje paraprake.
Dega e II-të e LDK-së në Prishtinë, ajo në Pejë dhe në Lipjan kanë dal me reagime publike ku kanë kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut nga pozita e kryetarit, por që ky i fundit nuk e ka bërë këtë hap.
Kërkesa për dorëheqjen e tij është bërë edhe më serioze pasi është raportuar për një koalicion mes LDK-së dhe VV-së, pas takimit që Abdixhiku bashkë me Vjosa Osmanin kanë mbajtur me Albin Kurti.
Pas atij takimi, ata kanë thënë që kanë vendosur të takohen përsëri ndërsa nuk kanë treguar për një marrëveshje mes tyre. /Lajmi.net/