Zejnullah Gashi pranon detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit
Zyrtarisht nga tani Zejnullah Gashi është në krye të Prokurorisë së Shtetit. Gashi para pak minutave ka pranuar zyrtarisht detyrën si Kryeprokuror i Shtetit. Në një ceremoni të zhvilluar në zyrën e Prokurorisë së Shtetit, Agron Qalaj i ka dorëzuar detyrën Gashit. Ai e njoftoi me ambientet ku do të ushtrojë detyrën si dhe e…
Lajme
Zyrtarisht nga tani Zejnullah Gashi është në krye të Prokurorisë së Shtetit.
Gashi para pak minutave ka pranuar zyrtarisht detyrën si Kryeprokuror i Shtetit.
Në një ceremoni të zhvilluar në zyrën e Prokurorisë së Shtetit, Agron Qalaj i ka dorëzuar detyrën Gashit.
Ai e njoftoi me ambientet ku do të ushtrojë detyrën si dhe e dorëzoi detyrën që e mbajti deri tani si ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit.
Zejnullah Gashi deri tani ka drejtuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndërsa së fundi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu e dekretoi atë si Kryeprokuror, pas një procesi të shtyrë 5 vjeçar të cilit “assesi” nuk i bënin zgjidhje./Lajmi.net/