Përleshje mes familjarëve në Skivjan të Gjakovës, Policia gjen në shtëpinë e të dyshuarve armë zjarri

Një konflikt verbal mes familjarëve ka ndodhur në fshatin Skivjan të Gjakovës, dje rreth orës 17:00. Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarve dhe kanë gjetur e konfiskuar një armë zjarri me dy karikatorë dhe 50 fishekë, shkruan lajmi.net. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar. “Fsh.Skivjan, Gjakovë 14.07.2026-17:00. Raportohet se pas…

Lajme

15/07/2026 09:26

Një konflikt verbal mes familjarëve ka ndodhur në fshatin Skivjan të Gjakovës, dje rreth orës 17:00.

Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarve dhe kanë gjetur e konfiskuar një armë zjarri me dy karikatorë dhe 50 fishekë, shkruan lajmi.net.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar.

“Fsh.Skivjan, Gjakovë 14.07.2026-17:00. Raportohet se pas një konflikti verbal mes familjarëve, është pranuar informata se në shtëpinë e dy të dyshuarve, një femër dhe një mashkull kosovar, ka armë zjarri.  Njësiti policor gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me dy karikatorë dhe 50 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/