Arrestohet i dyshuari që rrahu të miturin në jug të Mitrovicës, pamjet u publikuan në rrjete sociale

Një preson është arrestuar nga Policia e Kosovës në jug të Mitrovicës. Arrestimi i të  dyshuarit është bërë pasa publikimit të një video në të cilën i njëjti shihet duke goditur një person të mitur. “Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas veprimeve intensive hetimore, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar…

Lajme

15/07/2026 09:20

Një preson është arrestuar nga Policia e Kosovës në jug të Mitrovicës.

Arrestimi i të  dyshuarit është bërë pasa publikimit të një video në të cilën i njëjti shihet duke goditur një person të mitur.

“Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas veprimeve intensive hetimore, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale Sulm.Arrestimi i të dyshuarit është realizuar mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi në rrjetet sociale ishte publikuar një video-incizim në të cilin i dyshuari shihet duke sulmuar një viktimë të moshës së mitur”,thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

Ndryshe, dje në media ka qarkulluar një video ku shihej një i ri duke e goditur me shuplakë një të mitur.

I dyshuari është V.B (19 vjeçar), ndërsa viktimë është një i mitur me inicialet A.P. rreth 16 vjeç.

“Rasti u raportua mbrëmjen e 14 korrikut, pasi në rrjetet sociale u publikua një video ku shihet momenti kur një person e godet me shuplakë në fytyrë një të mitur.Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”,thuhet tutje në njoftim./Lajmi.net/