Dhunohet një femër në Gjilan, dërgohet në QKUK për ekzaminime mjekësore

Policia e Kosovës ka marrë një informacion për një rast të dhunimit në Gjilan. Ata e kanë trajtuar rastin, ndërsa viktima me urdhër të prokurorit është dërguar në QKUK në Prishtinë për ekzaminime më të hollësishme mjekësore. Rasti po hetohet. “Gjilan 14.07.2026-14:00.  Është pranuar një informatë për një rast dhunimi. Policia e ka trajtuar rastin.…

Lajme

15/07/2026 09:12

Policia e Kosovës ka marrë një informacion për një rast të dhunimit në Gjilan.

Ata e kanë trajtuar rastin, ndërsa viktima me urdhër të prokurorit është dërguar në QKUK në Prishtinë për ekzaminime më të hollësishme mjekësore.

Rasti po hetohet.

“Gjilan 14.07.2026-14:00.  Është pranuar një informatë për një rast dhunimi. Policia e ka trajtuar rastin. Viktima me urdhër të prokurorit është dërguar në QKUK -Prishtinë për ekzaminime më të hollësishme mjekësore. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/