Ministri Hoti me vendim të ri: Qytetarët do të marrin përgjigje brenda 10 ditëve të punës për statusin e lëndës së tyre

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar se ka nënshkruar një vendim që përcakton standarde të reja për komunikimin me qytetarët, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e transparencës institucionale. Sipas Hotit, që nga marrja e detyrës, një nga prioritetet kryesore ka qenë përmirësimi i shërbimit…

Lajme

15/07/2026 08:42

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar se ka nënshkruar një vendim që përcakton standarde të reja për komunikimin me qytetarët, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e transparencës institucionale.

Sipas Hotit, që nga marrja e detyrës, një nga prioritetet kryesore ka qenë përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve. Ai bëri të ditur se Ministria ka funksionalizuar kanale të reja komunikimi, përfshirë adresa zyrtare për ankesa, kërkesa dhe informata, në mënyrë që qytetarët ta kenë më të lehtë kontaktin me institucionin, transmeton lajmi.net.

Ministri theksoi se administrata publike duhet të jetë në shërbim të qytetarit dhe se çdo qytetar meriton trajtim me respekt.

Me vendimin e ri, çdo kërkesë, ankesë apo parashtresë do të regjistrohet zyrtarisht dhe qytetarët do të marrin përgjigje ose informatë për statusin e lëndës së tyre brenda 10 ditëve të punës.

Në rastet kur një përgjigje nuk mund të jepet brenda këtij afati, qytetarët do të njoftohen për arsyet e vonesës, si dhe për kohën e pritshme të përfundimit të trajtimit të lëndës./lajmi.net/