Mitrovicë e Veriut: Tre persona shoqërohen në polici për deklarim të rremë lidhur me një tentim vrasje të vitit 2013

Tre persona janë shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin për veprën penale “Deklarim i rremë”, në lidhje me një rast të tentim-vrasjes që daton nga viti 2013. Sipas Policisë, më 14 korrik 2026, rreth orës 11:25, tre të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë intervistuar lidhur me rastin e “Tentim Vrasjes” të datës…

Lajme

15/07/2026 08:37

Tre persona janë shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin për veprën penale “Deklarim i rremë”, në lidhje me një rast të tentim-vrasjes që daton nga viti 2013.

Sipas Policisë, më 14 korrik 2026, rreth orës 11:25, tre të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë intervistuar lidhur me rastin e “Tentim Vrasjes” të datës 20 shtator 2013, transmeton lajmi.net.

Gjatë intervistimit, ata dyshohet se kanë dhënë deklarata të ndryshme nga ato që kishin dhënë fillimisht për të njëjtin rast.

Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të intervistimit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë: 

DEKLARIM I RREMË

Mitrovicë Veri  14.07.2026-11:25. Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë lidhur me rastin ,,Tentim Vrasje’’ të datës 20.09.2013 pasi që të njëjtit kanë dhënë deklarata të ndryshme krahasuar me rastin ku janë intervistuar fillimisht. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./lajmi.net/