Dyshohet se e sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet dhe lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari – viktima pranoi tretman mjekësor
Një shtetase e Shqipërisë është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj në autostradën Ferizaj–Prishtinë, në orët e hershme të mëngjesit të 14 korrikut. Sipas raportimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 05:40, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit, ku i dyshuari, mashkull shtetas i Kosovës, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, transmeton…
Lajme
Një shtetase e Shqipërisë është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj në autostradën Ferizaj–Prishtinë, në orët e hershme të mëngjesit të 14 korrikut.
Sipas raportimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 05:40, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit, ku i dyshuari, mashkull shtetas i Kosovës, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, transmeton lajmi.net.
E dëmtuara ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka iniciuar procedurat ligjore lidhur me rastin.
Raporti i plotë:
Autostrada Ferizaj- Prishtinë 14.07.2026-05:40. Është raportuar se viktima femër shtetase e Shqipërisë, pas një mos marrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./lajmi.net/