Moti për sot

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë me diell gjatë paradites, ndërsa në orët e pasdites do të ketë shtim të vranësirave. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vende-vende priten riga shiu, shtrëngata lokale dhe mundësi për shkarkime rrufesh, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet…

Lajme

15/07/2026 08:04

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë me diell gjatë paradites, ndërsa në orët e pasdites do të ketë shtim të vranësirave.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vende-vende priten riga shiu, shtrëngata lokale dhe mundësi për shkarkime rrufesh, transmeton lajmi.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 28 dhe 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa gjatë zhvillimit të shtrëngatave mund të ketë përforcime të përkohshme.

Qytetarëve u rekomandohet kujdes gjatë pasdites në zonat ku mund të ketë shtrëngata dhe shkarkime rrufesh, si dhe të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës./lajmi.net/