​Sot 45 ditë tubim në Tiranë, protestuesit thonë se nuk tërhiqen deri në shtator

Kjo e martë shënon ditën 45-të të protestës në Tiranë, teksa tashmë kanë njoftuar se nuk tërhiqen deri në shtator. Protestuesit kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, e tashmë janë vendosur përpara Kryeministrisë. Aktivistja Luçiana Kokaj tha se “të vetmit që nuk e shohin protestën janë kryeministri dhe shërbëtorët e tij”. “Sot janë mbledhur…

Lajme

14/07/2026 23:19

Kjo e martë shënon ditën 45-të të protestës në Tiranë, teksa tashmë kanë njoftuar se nuk tërhiqen deri në shtator.

Protestuesit kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, e tashmë janë vendosur përpara Kryeministrisë.

Aktivistja Luçiana Kokaj tha se “të vetmit që nuk e shohin protestën janë kryeministri dhe shërbëtorët e tij”.

“Sot janë mbledhur qytetarë në Bruksel për t’i treguar marta Kos sesi qëndron e vërteta e qeverisjes shqiptare. Si gjithë këto ditë që nuk kemi qenë vetëm me eurodeputetë dhe zv. presidentin e PE, ambasadorë edhe sot ata kanë ardhur të na mbështesin në Bruksel.

Kryetari i studentëve europianë ka qenë në Bruksel me protestuesit dhe jo në konferencën e kryeministrit. Të vetmit që nuk e shohin protestën janë kryeministri dhe shërbëtorët e tij”, tha ajo.

Për herë të parë, një ditë më parë, organizatorët e protestës sqaruan edhe kërkesën e tyre për dorëheqjen e klasës politike dhe krijimin e një qeverie teknike.

Dje u bë thirrje që protesta e 45 të zhvendoset në Bruksel, teksa aty po zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, ku vendi ynë nis mbylljen e grup-kapitujve negociues të anëtarësimit.

Pas fjalimeve para godinës qeveritare, protestuesit pritet të zhvillojnë marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të kryeqytetit, me flamujt kombëtar në duar dhe thirrjet për dorëheqjen e politikës.