“A bën sërish pyetjen” – E sikletshme papërgatitja që tregoi Kryeprokurori i Shtetit gjatë intervistimit për këtë pozitë

Zejnullah Gashi është dekretuar Kryeprokuror i Shtetit të Kosovës sot nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu. Dekretimi u bë një ditë pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e 298-të të hënën, ka nominuar Gashin për Kryeprokuror të Shtetit, emri i të cilit u propozua tek Haxhiu, për dekretim. Për t’u zgjedhur ai si…

Lajme

14/07/2026 21:17

Zejnullah Gashi është dekretuar Kryeprokuror i Shtetit të Kosovës sot nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Dekretimi u bë një ditë pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e 298-të të hënën, ka nominuar Gashin për Kryeprokuror të Shtetit, emri i të cilit u propozua tek Haxhiu, për dekretim.

Për t’u zgjedhur ai si kryeprokuror, fillimisht ishte pjesa e intervistimit që anëtarët e Këshillit Prokurorial iu bën pesë kandidatëve, Atdhe Demës, Naim Abazit, Rafet Halimit, Shqipdon Fazliut dhe Zejnullah Gashit.

Kjo intervistë, ndonëse i solli sukses Gashit duke e fituar pozitën për të cilën po intervistohej, nuk ishte e letë.

Papërgatitja që tregoi Kryeprokurori i Shtetit në këtë intervistë, vërehej qartë.

Pothuajse në çdo pyetje që i shtrohej, Gashi kërkonte që t’i përsëritej pyetja ndërkaq pasi thoshte se nuk e kuptonte.

“A bën edhe njëherë pyetjen, më fal a ka mundësi edhe njëherë pyetjen”, ishin fjalitë që Gashi i thoshte para çdo përgjigje.

“Shkeljet diciplinore janë të përcaktuara në ligjin për … shkeljet diciplinore”, u shpreh Gashi në njërën nga pyetjet që po i bënte komisioni.

Kur u pyet se çfarë masa konkrete do të merrte si Kryeprokuror për t’u siguruar që Prokuroritë do t’i respektojnë të drejtat e njeriut gjatë ndjekjes penale, Gashi filloi të flet për rëndësinë e të drejtave të njeriut, situatën aktuale për mosrespektimin e prezumimit të pafajësisë, përsëri për të drejtat e njeriut, përsëri për prezumimin e pafajësisë e për rastet e paraburgimit, por nuk e thotë përgjigjen që iu kërkua.

Gashi gjatë intervistes derisa po ndihej në siklet, po i fshinte edhe djersët, pasi që nuk po arrinte të përgjigjej siç duhet.

Zejnullah Gashi sot ishte në zyren e Albulena Haxhiut para dekretimit, e në zyrën e Haxhiut kishte shkuar ai edhe kur ajo ishte Ministre e Drejtësisë. Haxhiu kishte deklaruar në Polici se Gashi kishte shkuar në zyren e saj për t’i sqaruar në lidhje me hetimet për ish-kreun e Sekretariatit të KPK-së që po hetohej për dyshimet mbi korrupsion.

“Rasti i parë është diku në muajin mars apo prill 202. Ish kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës Kujtim Munishi dhe një prokurori tash Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi kanë ardhur në zyrën time për të më uruar mandatin e ministres”, kishte thënë Haxhiu në Polici sipas raportit të Kallxo.com.

“Unë nuk kam qenë e njoftuar që Kujtim Munishi do të vije me dikë tjetër, mirëpo kur e hapi derën e zyrës time e pash që ishte edhe një person tjetër sëbashku me Kujtim Munishin. Ky person më është prezantuar si Zejnullah Gashi. Z. Kujtim Munishi, më tha po citoj ‘Ministre isha në korridor në Prokurori më pa Zejna më pyeti “ku po shkon”, i thash “jam duke shkuar më ja uru Ministres mandatin’, me tha ‘pritem se po vij edhe unë’”.- thuhet në deklaratën e ish-ministres Haxhiu.

Pra sipas deklaratës së ish-ministres Haxhiu të dhënë në Polici, Gashi kishte shkuar në zyrën e saj pa paralajmërim, ndërsa pas pak qastesh ishte zbardhur edhe qëllimi i prezencës së Gashit në zyrat e ministrisë.

“Pas kësaj kur e ka marrë fjalën Zejnullah Gashi ka pasur diçka në prehrin e tij, më tha ‘Ministre dua të sqaroj një situatë’ dhe ka hapur një dosje dhe ka deklaruar se ‘kam dëgjuar thashetheme se Lavdim Krasniqi është duke u ndjekur penalisht për inati të juajin (timin në këtë rast). Por, këtë nuk e kam për inatin tëndin’. Unë e kam ndaluar këtë bisedë dhe i kam thanë se ‘nuk është punë e imja as nuk me intereson çka flitet edhe po të ishte burri im, vëllai im, nuk do të isha marrë me këtë çështje’. Aty Zejnullah Gashi ka ndërpre bisedën, Kryeprokurori Kujtim Munishi mbikëqyrës i tij për asnjë moment nuk ja ka tërheq vërejtjen.”- ka vazhduar deklaratën ministrja.  

Gashi për 7 vite do ta ushtroj mandatin e Kryeprokurorit të Shtetit. /Lajmi.net/ 

Video e plotë e intervistimit të tij: