Takimi me Maqedoncin e Jasharin, Hargreaves: Do të vazhdojmë ta mbështesim zhvillimin e FSK-së dhe përafrimin me standardet e NATO-s

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka takuar sot Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin. Pas këtij takimi, Hargreaves ka thënë se siguria evropiane është në zemër të miqësisë së thellë Britani e Madhe – Kosovë. “Ne riafirmuam angazhimin tonë për të mbështetur zhvillimin…

Lajme

14/07/2026 19:16

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka takuar sot Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin.

Pas këtij takimi, Hargreaves ka thënë se siguria evropiane është në zemër të miqësisë së thellë Britani e Madhe – Kosovë.

“Ne riafirmuam angazhimin tonë për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përafrimin e saj me standardet dhe strukturat e NATO-s, dhe forcimin e bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar. Bashkëpunimi ynë po ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për Kosovën dhe rajonin e gjerë”, ka shkruar Hargreaves. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: