FFK-ja ka përshëndetur delegacionin e KFOR-it italian, largohen me fanellën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka pritur sot në ambientet e saj delegacionin e KFOR-it italian, me të cilin ka zhvilluar një bashkëpunim të ngushtë dhe ka realizuar projekte të përbashkëta me rëndësi. Takimi ishte edhe një moment lamtumire për Fabio Schiavonen, i cili përfundon misionin e tij në Kosovë. FFK-ja e falënderoi për përkushtimin,…

Sport

14/07/2026 17:23

Federata e Futbollit e Kosovës ka pritur sot në ambientet e saj delegacionin e KFOR-it italian, me të cilin ka zhvilluar një bashkëpunim të ngushtë dhe ka realizuar projekte të përbashkëta me rëndësi.

Takimi ishte edhe një moment lamtumire për Fabio Schiavonen, i cili përfundon misionin e tij në Kosovë. FFK-ja e falënderoi për përkushtimin, mbështetjen dhe miqësinë e treguar gjatë qëndrimit të tij në vend.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Samir Ujkani, i dhuroi Schiavones fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Nga FFK-ja u theksua se Kosova dhe futbolli kosovar do të mbeten gjithmonë një vend i veçantë për të, duke e konsideruar atë mik të afërt të federatës.