Këto vende mbesin pa rrymë nesër

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës do të realizohen punime të planifikuara në rrjetin energjetik, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike në disa zona të vendit. Prishtinë Në kuadër të punimeve në projektin “TS Albana e Madhe – Xhamija”, nga TS…

Lajme

14/07/2026 16:13

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës do të realizohen punime të planifikuara në rrjetin energjetik, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike në disa zona të vendit.

Prishtinë

Në kuadër të punimeve në projektin “TS Albana e Madhe – Xhamija”, nga TS 110/35/10 kV Fushë Kosovë, dalja 10 kV Albana, energjia elektrike do të ndërpritet nga ora 10:30 deri në 15:30.

Ndërprerja do të prekë një pjesë të fshatit Albana e Madhe, konkretisht zonën që furnizohet nga NS Albana e Madhe – Xhamia.

Sipas KEDS-it, punimet do të realizohen për instalimin e kabllos ABC.

Rajoni i Pejës

Nga TS 110/10(20) kV Peja 2, në daljen 10 kV Kastrati – degëzimi Poqestë, furnizimi me energji do të ndërpritet nga ora 09:30 deri në 16:00.

Pa energji do të mbesin fshatrat: Gorazhdevc, Poqestë, Dobërdol, Millovanc, Vragoc, Babiq, Belincë dhe Gllaviqicë.

Arsyeja e ndërprerjes është pastrimi i trasesë nga vegjetacioni për të garantuar sigurinë gjatë punimeve në rrjet.

Ndërkohë, nga TS 110/10 kV Deçani, dalja 10 kV Barani, energjia do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në 14:00.

Ndërprerja do të përfshijë fshatrat: Berani, Prapaqani, Berliqi, Krushevci i Ri, Rashiqi, Gjocajt, Turjaka e Ulët, Vranoci i Madh, Vranoci i Vogël, Barani i Ulët, Qallapeku, Kusoriqi, Llugagjit dhe Buqani.

Sipas KEDS-it, punimet kanë për qëllim pastrimin e trasesë dhe kontrollimin e rrjetit elektrik.

Po ashtu, nga TS 35/10 kV Gurakoci, dalja 10 kV Dobrusha, do të ketë ndërprerje të energjisë nga ora 08:00 deri në 13:00.

Pa furnizim me energji do të mbesin fshatrat: Prekall, Dobrushë, Kashic, Dobrusha e Epërme, Staradran, Elshan, Berisha, Mavraj, Llugat dhe Ruhot.

KEDS bën të ditur se ndërprerja është e nevojshme për shkak të punimeve për pastrimin e trasesë nga vegjetacioni.