​Vidhen rreth 20 mijë euro te një biznes në Klinë, hajnat hynë duke thyer murin

Një firmë në fshatin Zajm të Klinës është bërë cak i një vjedhjeje të rëndë, në orët e para të së hënës, ku persona të panjohur dhe të maskuar, dyshohet se kanë marrë rreth 20 mijë euro nga kasaforta e objektit të këtij biznesi. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar…

Lajme

14/07/2026 11:05

Një firmë në fshatin Zajm të Klinës është bërë cak i një vjedhjeje të rëndë, në orët e para të së hënës, ku persona të panjohur dhe të maskuar, dyshohet se kanë marrë rreth 20 mijë euro nga kasaforta e objektit të këtij biznesi.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në depon e firmës dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash nga kasaforta. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ndërkaq, burime të KosovaPress bëjnë të ditur se grabitja u krye nga disa persona, të cilët, të maskuar, kanë hyrë në objektin e biznesit pasi kanë thyer një mur. Sipas të njëjtave burime, të dyshuarit kanë arritur që nga kasaforta që ndodhej brenda, të marrin rreth 20 mijë euro në para të gatshme.

Policia ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të këtij rasti të vjedhjes së rëndë.