Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për sulm seksual ndaj nje gruaje

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual”, pas denoncimit të bërë nga viktima. Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një burrë, çka ka çuar në nisjen e hetimeve dhe ndërmarrjen e veprimeve policore, raporton lajmi.net I dyshuari është shoqëruar në polici,…

Lajme

14/07/2026 09:02

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual”, pas denoncimit të bërë nga viktima.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një burrë, çka ka çuar në nisjen e hetimeve dhe ndërmarrjen e veprimeve policore, raporton lajmi.net

I dyshuari është shoqëruar në polici, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar./Lajmi.net/