Mushkolaj: Çfarë është diskutuar në takimin me Kurtin, Hamza duhet t’ia tregojë publikut

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka kërkuar që kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, të bëjë publike detajet e takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Mushkolaj ka thënë se qytetarët duhet të informohen për atë që është diskutuar mes dy liderëve, duke theksuar se transparenca është e nevojshme për të kuptuar zhvillimet politike…

Lajme

13/07/2026 20:57

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka kërkuar që kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, të bëjë publike detajet e takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Mushkolaj ka thënë se qytetarët duhet të informohen për atë që është diskutuar mes dy liderëve, duke theksuar se transparenca është e nevojshme për të kuptuar zhvillimet politike dhe mundësitë për bashkëpunim mes partive.

“Takimi me z. Hamza thjesht i pasqyroi dy qëndrime të ndryshme: një para takimit dhe një pas tij. Para takimit ai tha se nuk ka vija të kuqe dhe se janë të hapur për diskutime, ndërsa pas takimit deklaroi se do të qëndrojnë në opozitë.

Se çfarë ka ndodhur brenda takimit nuk e dimë. Hamza duhet t’ia bëjë publike opinionit, pasi qytetarët kanë të drejtë të dinë se çfarë është diskutuar, pse erdhi ky qëndrim i tij dhe cilat kanë qenë kërkesat e Albin Kurtit ndaj PDK-së.

Gjithçka kaloi shumë shpejt. U zhvillua vetëm një takim dhe nuk kemi ende informacione të plota për atë që është biseduar mes palëve”, deklaroi Mushkolaj./dukagjini