Lejoi 12 vjeçarin të voziste ndërsa ai po e gjironte – Policia gjobit me 400 euro të dyshuarin në Malishevë, ia merr patent-shoferin për 6 muaj

Policia e Kosovës, ka pranuar një video-incizim përmes email-it, ku shihej një person i moshës madhore që i kishte mundësuar fëmijës së moshës 12 vjeçare, ta drejtonte veturën. Ai po e incizonte fëmijën derisa po e drejtonte automjetin. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ndërsa Policia në Malishevë e ka identifikuar të…

Lajme

13/07/2026 16:02

Policia e Kosovës, ka pranuar një video-incizim përmes email-it, ku shihej një person i moshës madhore që i kishte mundësuar fëmijës së moshës 12 vjeçare, ta drejtonte veturën.

Ai po e incizonte fëmijën derisa po e drejtonte automjetin.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ndërsa Policia në Malishevë e ka identifikuar të dyshuarin.

“Ndaj tij, bazuar në Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, janë ndërmarrë masa ligjore: gjobë prej 400 eurosh, pesë pikë negative dhe masë mbrojtëse-ndalim i të drejtës së ngasjes për të gjitha mjetet motorike në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon te të gjithë prindërit dhe drejtuesit e mjeteve që të tregohen të përgjegjshëm. Mundësimi i ngasjes së automjeteve nga personat e mitur dhe të paautorizuar nuk është vetëm kundërvajtje ligjore, por paraqet rrezik për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: