Gjetja e trupit të Erkin Likës: Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile tregon se në operacion morën pjesë 90 forca, përfshirë ekipe nga Kosova
Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër dhe koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u zhvillua operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e 35-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat, pranë Urës së Vashës, në bashkinë Klos. Në operacion u angazhuan rreth 90 forca dhe vullnetarë nga strukturat e mbrojtjes civile në nivel qendror dhe vendor,…
Lajme
Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër dhe koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u zhvillua operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e 35-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat, pranë Urës së Vashës, në bashkinë Klos.
Në operacion u angazhuan rreth 90 forca dhe vullnetarë nga strukturat e mbrojtjes civile në nivel qendror dhe vendor, përfshirë efektivë të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, RENEA-s, polumbarë, zjarrfikës, ekipe kërkim-shpëtimi dhe vullnetarë. Mbështetje dhanë gjithashtu ekspertë dhe forca kërkim-shpëtimi nga Kosova.
Pas kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, trupi i 35-vjeçarit u gjet pranë Urës së Vashës.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe falënderon të gjitha strukturat, ekspertët dhe vullnetarët e angazhuar për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë operacionit.
Ngjarja kishte ndodhur pasditen e së shtunës, kur Lika ishte duke kryer ngjitje me litar në këtë zonë. Sipas dyshimeve paraprake, ai ka rënë në një gropë thithëse në lumin Mat dhe nuk ka arritur të dalë në sipërfaqe. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: