U arrestua pas kërcënimit ndaj kryeministrit Kurti, pas intervistimit lirohet i dyshuari – Prokuroria Speciale jep detaje

Një person është arrestuar dje në pikën kufitare në Stanqiq, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë ndaj Përfaqësuesve të Lartë të Republikës së Kosovës”.  Këtë vepër i dyshuari e ka kryer përmes rrjetit social më 30 tetor të këtij viti. “Prishtinë / 30.10.2025. Më 12.07.2026 në pikën kufitare (PKK) Stanqiq…

Lajme

13/07/2026 14:01

Një person është arrestuar dje në pikën kufitare në Stanqiq, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë ndaj Përfaqësuesve të Lartë të Republikës së Kosovës”. 

Këtë vepër i dyshuari e ka kryer përmes rrjetit social më 30 tetor të këtij viti.

“Prishtinë / 30.10.2025. Më 12.07.2026 në pikën kufitare (PKK) Stanqiq bazuar në urdhërarrestin e lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj për shkak se i njëjti përmes rrjetit social më 30.10.2025 kishte kryer veprën e lartcekur. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

Në lidhje me këtë rast, detaje për lajmi.net ka dhënë edhe Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ata kanë thënë se i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, ju konfirmojmë se K.Xh. është ndaluar me urdhër të Prokurorisë Speciale për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunë ndaj Përfaqësuesve të Lartë të Republikës së Kosovës”. Pas intervistimit në Prokurorinë Speciale, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt, dhe hetimet lidhur me këtë rast vazhdojnë. Për shkak të fazës në të cilën ndodhet procedura, nuk mund të ofrojmë informacione shtesë”, kanë thënë nga Prokuroria Speciale për lajmi.net. 

Në media është raportuar se i njëjti është arrestuar pasi ka kërcënuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin. /Lajmi.net/