Gjendja në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, Jashari: Kjo gjendje nuk duhet të normalizohet apo të arsyetohet, po shihet se qytetari nuk është prioritet
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Sala Jashari ka reaguar në lidhje me fotografitë që një nënë ka publikuar nga Klinika e Pediatrisë në QKUK, ku shihet gjendja e rëndë aty. Ajo ka thënë se këtë realitet e kanë përjetuar mijëra qytetarë të Kosovës dhe vazhdojnë ta përjetojnë çdo ditë, ndërkaq ka thënë se e ka…
Lajme
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Sala Jashari ka reaguar në lidhje me fotografitë që një nënë ka publikuar nga Klinika e Pediatrisë në QKUK, ku shihet gjendja e rëndë aty.
Ajo ka thënë se këtë realitet e kanë përjetuar mijëra qytetarë të Kosovës dhe vazhdojnë ta përjetojnë çdo ditë, ndërkaq ka thënë se e ka përjetuar edhe vetë ajo.
“Spitali duhet të jetë vendi ku njeriu gjen shërim, siguri dhe dinjitet. Por, kur kushtet janë të papranueshme, pacientët jo vetëm që përballen me sëmundjen, por edhe me rrezikun e infektimeve. Më e dhimbshmja është se kjo gjendje po zgjat prej vitesh, ndërsa reagimi institucional mbetet i heshtur ndaj përgjegjësisë për të vepruar. As ne si qytetarë, e as ne që kemi përgjegjësi politike, nuk duhet ta lejojmë që kjo gjendje të normalizohet apo të arsyetohet”, ka shkruar Jashari.
Ajo ka thënë se kur shëndeti i qytetarit lihet në këtë gjendje, bëhet e qartë se qytetari nuk është prioritet. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: