Sulmoi fizikisht dy persona dhe ua ekspozoi armën- i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Një rast i armëmbajtjes pa leje dhe i lëndimit rëndë trupor është raportuar në Duhël të Suharekës. Pas një mosmarrëveshje në trafik i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë dhe ka ekspozuar një armë para tyre. Në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar arma  pistoletë me…

Lajme

13/07/2026 09:20

Një rast i armëmbajtjes pa leje dhe i lëndimit rëndë trupor është raportuar në Duhël të Suharekës.

Pas një mosmarrëveshje në trafik i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë dhe ka ekspozuar një armë para tyre.

Në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar arma  pistoletë me një fishekë.

Të dyshuarit i është ofruar ndihma mjekësore dhe më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/