Lëndohen tre persona në vetaksidentin në rrugën Mitrovicë–Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidentiqë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:40, në segmentin rrugor që kalon nëpër…

Lajme

13/07/2026 08:46

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidentiqë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:40, në segmentin rrugor që kalon nëpër fshatin Sllatinë.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, ka thënë Zahiti